Shqiptarët ushqehen me produkte të huaja apo vendase? Përgjigjet në A2 Business zv/rektori Kapaj

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 22:07 | Ekonomi
Shqiptarët ushqehen me produkte të huaja apo vendase? Përgjigjet

Zv/rektori i Universitetit Bujqësor, Ilir Kapaj deklaroi në A2 Business se shqiptarët në përgjithësi ushqehen me produkte vendase përsa iu përket produkteve të fermës.

Në lidhje me produkte e përpunuara, ai shtoi se një pjesë e mirë e tyre vijnë nga importi. Megjithatë, Kapaj shtoi se fermerët kanë hasur vështirësi sa i përket rritjes së kostos së imputeve bujqësore.

“Shqiptarët ushqehen me prodhim vendas përsa u përket produkteve të fermës. Nëse iu referohemi produkteve të përpunimit, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga importi. Në pjesën më të madhe shqiptarët ushqehen me prodhime vendase. Ka pasur një performancë të mirë të sektorit të prodhimit të perimeve në sera, të domates, specave dhe luleshtrydheve, megjithatë fermerët kanë vështirësi përsa i përket rritje së kostos së imputeve bujqësore”, tha Kapaj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos