Iniciativa "Open Balkans", Kusari-Lila: Është e dëmshme, nuk bisedojmë me Ramën

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 14:53 | Kosova
Iniciativa "Open Balkans", Kusari-Lila: Është e

Ballkani i hapur është një nismë e dëmshme, pasi Serbia është bosht i inciativës. Kështu u shpreh shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sipas të cilës të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre.

“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans”, shprehet Kusari-Lila.

Kusari-Lila shtoi me tej se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk bisedojnë lidhur me temën e Minishengenit, që tani njihet si iniciativa Open Ballkan. Sipas saj, këtë iniciativë Rama e ka nisur në mënyrë të njëanshme me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që Kosova vazhdon ta konsiderojë proces paralel dhe të dëmshëm.

Ideja e "mini-Shengenit" është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më 29korrik 2021, kur iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos