Zjarret në Kosovë, flakët në "Bjeshkët e nëmuna" po përhapen nga era e fortë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 10:45 | Kosova
Zjarret në Kosovë, flakët në "Bjeshkët e

Qindra hektarë të përfshirë nga zjarri në “Bjeshkët e nëmuna”. Erërat e forta nuk po ndihmojnë zjarrfikësit e angazhuar për luftimin e flakëve në disa pjesë të fshtatit Shtupeq i Madh, në Rugovë të Kosovës.

Në ndihmë u kanë ardhur dhe pjesëtarë të policisë, ushtrisë, por edhe KFOR-i me anë të disa helikopterëve.

Fatmir Morina, drejtor i parkut “Bjeshkët e nemuna”, u shpreh: “Tashmë është përhapur zjarri edhe në lokalitete të tjera, ky zjarr ka 10 ditë që është shfaqur, ndërsa ne kemi mundur ta lokalizojmë, por era e madhe e cila po mbizotëron ditët e fundit po e shpërndan. Banorët nuk janë të rrezikuar, tri shtëpi të cilat janë më afër vatrave të zjarrit janë evakuuar”.

Togeri Drin Merturi, nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, thotë se po monitorojnë vazhdimisht situatën: “Ka familje të cilat janë evakuuar, në momentin e parë që shohim rrezik njerëzish ose dëmtim prone, atëherë ne ndërhyjmë dhe e bëjmë evakuimin e civilëve që gjenden në zonën ku janë duke u përhapur vatrat e zjarrit”.

Banorët frikësohen se zjarri mund të përfshijë pronat e tyre: “Ka një stan që është djegur në tërësi. Ne vetëm në mëshirën e Zotit po mbajmë shpresë, jo se nuk kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe të tjerët, por po shohim që është e pamundur. Mbi 100 hektarë janë përfshirë në zjarr dhe rrezikohen edhe qindra hektarë”.

Kosova lufton prej ditësh vatra të ndryshme të zjarrit dhe deri më tani, një person ka humbur jetën nga asfikësia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos