Inputet bujqësore, Braçe: Tregu monopol i 2-3 kompanive, fitojnë abuzivisht 30% më shumë

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 16:36 | Politikë
Inputet bujqësore, Braçe: Tregu monopol i 2-3 kompanive,

Për të punuar tokën, sot bujqit po ndiejnë një vështirësitë madhe ekonomike në përballimin e plehrave kimike. Një vit më parë, inputet bujqësore nisën të shtrenjtohen, duke mbërritur sot në shifra rekord  të shitjes.

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, në interpelancë me ministren e Bujqësisë, ngriti akuza se vet qeveria ka lejuar krijimin e monopoleve në këtë sektor.

Rritja e çmimit të plehrave kimike sipas tij është ndihmuar edhe nga miratimi i paketës fiskale nëntorin e vitit 2021, për vendosjen e  TVSH-së 10% të çmimit për inputet.

Përveç presionit, Ministrja e Bujqësisë thotë se nuk mund të ndërmarrë hapa të tjerë për uljen e çmimit dhe rregullimit të tregut.

Kritika Braçe pati edhe ndaj skemës kombëtare të subvencionimit, duke thënë se përjashtohen më të vegjlit dhe përfiton kush ka kompjuterin me të shpejtë për të aplikuar i pari.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos