
Pandemia e masat kufizuese, shoqëruar me humbje të vendeve të punës po detyron azilkërkuesit shqiptarë të rikthehen në vend.
Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se në 10 muajt e këtij viti u kthyen vullnetarisht apo forcërisht më shumë se 6 mijë e 400 shqiptarë, shifër kjo 4.4 për qind më e lartë se ajo e shënuar në po të njëjtën periudhë të 2020-s.
Kjo shifër është gati e njëjtë me numrin e të rikthyerve gjatë gjithë vitit 2019 dhe rreth 50 për qind me e lartë se në 2018-n.
Aliu, 28 vjeç nga Baldushku është një prej tyre. Ai tregon se pas rikthimit e ka pasur të vështirë të integrohet në tregun e punës. Mungesa e punës është shkak që edhe të tjerë të rikthyer të mos e konsiderojnë Shqipërinë si destinacion afatgjatë.
Studiues të sferës ekonomike rekomandojnë ndërmarrjen e politikave me qëllim integrimin e tyre në tregun e punës. Për sociologë, integrimi i tyre është nevojë dhe detyrim për progresin e social dhe ekonomik të vendit.
Mungesa e programeve orientuese për integrimin në shoqëri e tregun e punës bëhet shkak që shumë shqiptarë, pasi rikthehen të vend të largohen sërish në emigrim. (A2 Televizion)