Pasuritë e paluajtshme, Qeveria vendos shtyrjen e afatit

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 14:27 | Ekonomi
Pasuritë e paluajtshme, Qeveria vendos shtyrjen e afatit

Qeveria shqiptare ka vendosur një shtyrje të afateve për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Sipas aktit të ri normativ, ky afat zgjatet nga 31 dhjetori 2021 deri në 30 prill 2022.

Sipas ekspertëve të sektorit, shtyrja e afatit për të bërë rivlerësimin e pasurisë do t’i japë frymëmarrje edhe tregut imobiliar, i cili nuk ka dalë i paprekur nga goditjet që ka pësuar ekonomia shqiptare.

Rivlerësimi me kushte lehtësuese është një ndihmë veçanërisht për ata që duan të shesin pronat e tyre në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/11/shtyrja-e-rivleresimit-frymemarrje-per-tregun-e-pasurive-te-paluajtshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos