Më 17 janar, hidhen në treg kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 10:44 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë bën me dije se në duart e qytetarëve nga 17 janari i vitit të ardhshëm do të qarkullojnë dy kartëmonedha të reja.

Bëhet fjalë për prerjet 500 dhe 2000 lekë, të cilat do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale dhe janë të dizajnuara me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.

Në qershor 2021, u hodhën në qarkullim dy prerje të tjera - 1000 dhe 10 000 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos