FRPD shpall zgjedhjet e kryetarit të ri të forumit

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 19:16 | Politikë

Pasi dha dorëheqjen nga pozicioni një ditë më parë, Belind Këlliçi ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, paralelisht me atë të shpallur nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.

Përmes një shkrese zyrtare, FRPD njofton dhe ngritjen e një komisioni që do të merret me organizimin e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të strukturave të forumit dhe anëtarësimet e reja.

Disa ditë më parë, pati një përplasje mes kreut të FRPD, Belind Këlliçi dhe kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit shpalli zgjedhjet me arsyetimin se një pjese të konsiderueshme të strukturave iu kishte përfunduar mandati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos