Migen Memelli trajneri i ri i Vllaznisë: Do të ndërtojmë një skuadër kompetitive për qytetin

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 22:58 | Futboll
Migen Memelli trajneri i ri i Vllaznisë: Do të ndërtojmë

Migen Memelli është prezantuar këtë të martë si trajneri i ri i Vllaznisë së Shkodrës. Korçari është prezantuar nga drejtori sportiv Elvis Plori, i cili ka bërë të ditur se zëvendës trajner do të jetë Ndriçim Shtubina.

Pas zyrtarizimit, Memelli foli për mediat duke thënë se do të punojë me ndershmëri për ta bërë Vllazninë një skuadër sa më kompetitive.

“Dua të falënderoj klubin, njerëzit që e përfaqësojnë, presidentin dhe drejtorin Plori që më besuan detyrën e trajnerit. E di që është punë shumë e vështirë të jesh trajneri i Vllaznisë, më është ngarkuar një përgjegjësi shumë e madhe. Nisur nga ky fakt dua të shtoj, që pa dashur të futem më thellë, po i bie shkurt, e fundit është që do të mundohem në bindjen time të jem një njeri i ndershëm e sa më punëtor për objektivat e Vllaznisë.

“Objektivat? Së pari është formimi i skuadrës, të formojmë një skuadër sa më konkurruese. Pastaj është të hedhim hapa të vegjël dhe të sigurt. Ajo që na bind dhe është detyrë, është që nga nesër të fillojmë përzgjedhjen për të ndërtuar një skuadër sa më kompetitive për qytetin, tifozët e klubit. Shkodra meriton një skuadër kompetitive, një ekip që ka dëshirë për të ecur përpara. Në katër vitet e fundit Vllaznia ka fituar Kupën dhe është përfaqësuar në Europë, në sajë të kësaj vazhdimësie na bie për detyrë të bëjmë të njëjtën gjë”, tha trajneri i ri i Vllaznisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos