
Ditë e ngarkuar te Interi. Alessandro Bastoni rinovoi kontratën e tij me zikaltërit deri në vitin 2028, gjithashtu edhe Hakan Çalhanoglu e zgjati kontratën me nënkampionët e Evropës.
Mesfushori turk, shërbimet e të cilit u siguruan me parametra zero nga Milani në verën e vitit 2021, ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027.
Ndërkohë, gjatë pasdites, u mbyll gjithçka edhe për blerjen e Davide Frattesit nga Sassuolo. Lajmin e konfirmoi administratori i deleguar i Sassuolos: “Gjithçka ka përfunduar, janë hedhur firmat”.
Frattesi do t’I kushtojë zikaltërve 36 milionë euro. 6 si huazim dhe 30 milionë euro për blerjen e detyrueshme sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)