Inter merr fitoren e parë në Seria A pas 6 ndeshjesh, minuta edhe për Asllanin

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 15:05 | Futboll
Inter merr fitoren e parë në Seria A pas 6 ndeshjesh, minuta edhe

Interi ka marrë fitoren e parë pas 6 ndeshjesh në Seria A pasi zikaltërit kanë mposhtur 0-3 Empolin. Në këtë sfidë delikate për të besuarit e Inzaghit Lukaku realizoi ‘dopietë’, ndërsa në minutat e fundit rrugën e rrjetës gjeti edhe Lautaro Martinez.

Vlen të theksohet se si zëvendësues në këtë ndeshje hyri edhe shqiptari Kristjan Asllani, ndërsa kjo ishte edhe një hakmarrje për humbjen e fazës së parë që Inter pësoi nga Empoli në ‘San Siro’.  Fitorja e fundit në kampionat për Interin ishte më 5 mars kundër Lecce-s.

Sakaq më herët Lazio u mposht 0-1 nga Torino, duke hedhur një hap fals në blindimin e zonës Champions. Kryeqytetasit vinin në këtë sfidë pas një serie fitoresh të pabesueshme, ndërsa pas sfidës trajneri Maurizio Sarri bëri akuza të forta për arbitrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos