Skena të pa tolerueshme në Kosovë, tifozët sulmojnë me shkelma e grushte lojtarët mitrovicas  

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 13:24 | Futboll

Ndeshja e djeshme në kampionatin vendor të hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës është ndërprerë, për shkak se tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët mitrovicas.

Kur po zhvillohej pjesa e dytë, pas një tollovie mes lojtarëve në parket, portieri i Vushtrrisë vrapon dhe fillon të sulmojë me grushte lojtarët e Trepçës, raporton KosovaPress.

Kur pritej ndërhyrja nga lojtarët e tjerë në parket për t’i ndarë, hendbollistët e Vushtrrisë i bashkëngjiten sulmit ndaj lojtarëve të Trepçës.

Më pas në parket hynë edhe tifozët vendas dhe filluan të shpërndajnë grushte ndaj lojtarëve mysafirë.

Ndeshja u ndërpre në pjesën e dytë, ndërsa Trepça kishte epërsinë 21:17. Të dy skuadrat kanë siguruar “PlayOff-in”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos