
Inter mori një barazim me fat në Torino, duke shënuar në minutën e tretë shtesë me Sanchez, pasi po humbiste që prej fillimit të takimit. Torino gjeti golin që në të 12’ falë Bremer dhe arriti të rrezikonte në disa momente të tjera.
Rasti më i diskutuar i ndeshjes ishte pa dyshim ndërhyrja e pastër në këmbë e Ranocchia-s kundër Belotti-t në zonë, por arbitri dhe VAR nuk akorduan penallti.
Inter gjithashtu krijoi disa mundësi për të barazuar rezultatin, por të paktën në dy raste, përballë Lautaros dhe një goditjeje dënimi të Calhanoglu, portieri i Shqipërisë rezultoi vendimtar, duke i mohuar golin zikaltërve.
Por fati nuk ishte me të në kohën shtesë, kur pas një aksioni të mrekullueshëm të Inter, Dzeko pasoi bukur për Sanchez në zonë, i cili nga pak metra distancë këtë herë nuk gaboi.
Edhe pse me një ndeshje më pak, Inter tashmë e sheh veten 4 pikë larg Milanit, që kryeson renditjen me 63 pikë, ndërsa Napoli e sheh veten në vend të dytë me 60 pikë, pas fitores në Verona me shifrat 1-2. (A2 Televizion)