
Derbi vazhdon të thyej rekorde në kampionatin shqiptar. Pas ndeshjes së 13 dhjetorit të kaluar, ku u shitën afro 19 mijë bileta, dueli ndërmjet Tiranës dhe Partizanit vendosi një rekord të ri. Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga supersfida e kryeqytetit, janë shitur mbi 20 mijë bileta.
Interesimi është i jashtëzakonshëm dhe pritet që këtë të premte, stadiumi i ri kombëtar të jetë i mbushur me kapacitet thuajse të plotë. Këtu përjashtohen pak tribuna, të cilat shërbejnë si masë sigurie për ndarjen e dy tifozerive dhe që do të lihen të boshatisura. (A2 Televizion)