
Juventusi shënon ndeshjen e katërt të fituar radhazi në Serie A dhe rikthehet bindshëm si protagoniste e kampionatit italian, pas një ndeshje kundër Romës që la hapësirë edhe për polemika.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Moise Kean në minutën 16-të, pasi fillimi i ndeshjes po shiht enjë ekip si Roma që dukej më agresive.
Kryeqytetasit humbën për dëmtim Zaniolon, një goditje e rëndë për to, por gjithsesi arrin të marrin një penallti për një faull të portierit polak Szczesny mbi Mkhitaryan. Pikërisht polaku pret penalltinë e francezit Veretout, por Roma proteston sepse sulmuesi i tyre Abraham kishte shënuar para se arbitri të caktonte dënimin.
Në pjesën e dytë Juventus administron me vështirësi sulmet e Romës, por gjen tre pikët e rëndësishme, që e çojnë në kuotën e 14 pikëve. (A2 Televizion)