
Tirana merr kryesimin e Superiores falë një ndeshje spektakolare ku mposhti Teutën në Elbasan Arena me rezultatin 3-2, në një përballje ku nuk munguan emocionet dhe përmbysjet.
Kryeqytetasit e filluan në mënyrë të shkëlqyer falë një goli në minutën e parë të Xhixhës, por durrsakët u përgjigjën në minutën 16 falë një goditje me kokë të Ivanovic.
Teuta kalon madje në avantazh me një autogol të Najdovskit, në fillimin e pjesës së dytë, por edhe aty baraspesha vjen pothuajse menjëherë, dy minuta më vonë, me Totre që përfiton nga një asist i Seferit.
Tirana merr avantazhin vendimtar në minutën 64 falë një goditje dënimi mjeshtërore të Limajt. (A2 Televizion)