
Interi jo vetëm nuk përfiton, por humbet një pikë nga rivalet e Milanit, që kishin barazuar papritmas në Salerno, duke shpalosur një nga performancat të këtij sezoni.
Zikaltrit humben 0-2 në San Siro ndaj një ekipi të mirë organizuar si Sassuolo, që për pjesë të mirë të garës u duk madje superior në shpejtësi, formë fizike dhe raste.
Protagonistët e ndeshjes, me një gol secili, ishin pikërisht dy lojtarë në llupën e drejtuesve interistë, Raspadori dhe Scamacca, ky i fundi protagonist edhe i një traversë në një pjesë të parë të dominuar nga emilianët.
Pjesa e dytë flet për Interin, por kampionet e Italisë duken hija e ekipit që ka kryesuar klasifikimin, veçanërisht në sulm, ku dukën shumë të paqartë në finalizim dhe ku Lautaro Martinez është shndërruar tashmë në një çështje të hapur.
Zikaltrit mbeten dy pikë larg Milanit, edhe pse me një ndeshje më pak, ndërkohë që mund të kalohen nga Napoli. (A2 Televizion)