
Kastrioti ka rihapur luftën e titullit kampion në Shqipëri. Krutanët mundën në Kamëz 2-1 Tiranën, ndërkohë që Laçi fitoi ndaj Kukësit me rezultatin 3-0.
Braziliani Kaina shënoi dy gola për Kastriotin, në minutat 15’ dhe 85’, ndërsa Nikqi shkurtoi diferencën për bardheblutë në minutën e 88.
Ndërsa Laçi, me golat e Malotës, Akinyemit dhe Zulfiut, mposhti Kukësin, në sfidën direkte për vendin e dytë.
Me këto rezultate, bardheblutë tashmë kryesojnë renditjen me vetëm 3 pikë përpara Laçit. (A2 Televizion)