
Java e 25 e kampionatit francez dhuroi një prej surprizave më të mëdha të sezonit.
Paris Saint Germain humbi 3-1 në fushën e Nantes, vetëm pak ditë pas paraqitjes së madhe ndaj Real Madrid.
Vendasit i shënuan të tre golat në pjesën e parë, teksa rrjeta e Neymar menjëherë pas pushimit të lojës, nuk i shërbeu parizienëve të evitonin disfatën.
Në notat e saj, “L’Equipe” kritikoi ashpër Messin, edhe pse përgjatë 90 minutave ishte një nga më të mirët e skuadrës, duke dhënë asistin për golin e vetëm të ekipit të tij.
“Luajti shumë mbrapa në mesfushë, goditi keq në minutën e 85 dhe nuk pati kthjelltësi në lojë”, shkruan gazeta franceze.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që “L’Equipe” ngel në klasë Messin, pas atyre ndaj Rennes dhe Real Madrid. (A2 Televizion)