
Real Madrid ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndeshjen e radhës në La Liga përballë Alaves, duke lënë pas në këtë mënyrë humbjen e minutës në mesjavë ndaj PSG në Champions League.
Vinicius, Asensio dhe Benzema nga pika e bardhë, ishin ata që shënuan për madrilenët në këtë fitore që zgjeron dhe më tej diferencën me ndjekësit e Sevillas në kampionat.
Tashmë pas 25 javësh kampionat, Reali udhëheq i vetëm në krye të renditjes me 7 pikë larg vendit të dytë. (A2 Televizion)