Ish-sulmuesi i Partizanit protagonist në Serie A, shënon golin e parë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 18:42 | Futboll

Rikthimi i tij në Serie A deri më tani nuk kishte shkuar sipas pritshmërive. Por për Caleb Ekuban, sulmuesit italo-ganez shumë të dashur nga tifozeria e Partizanit ku filloi të shkëlqente, sot ishte një ditë për t’u mbajtur mend.

https://youtu.be/y38JmMoO5FY?t=75
Goli i Ekuban

Ekuban shënoi sot golin e barazimit në ndeshjen ku ekipi i tij Genoa përballej me Venezian. Një gol mjaft i bukur që tregoi të gjitha cilësitë që sulmuesi ka shpalosur dikur edhe në Superiore.

Ekuban me fanellën e Partizanit

I rritur si futbollist me ekipin e Chievon, pikërisht në 2016-2017 sezoni i tij me Partizanin, kulmuar me 17 gola, i mundësoi skenat e rëndësishme të Leeds dhe Trabzonspor, ku 20 golat e shënuar bindën drejtuesit e klubit me te vjetër italian që ta blinin.  Goli i sotëm ishte i pari i tij në Serie A, dhe ndoshta shënon një kapitull të ri për sulmuesin në kampionatin italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos