Interi e nis me goleadë, Asllani protagonist në dy gola

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 23:27 | Futboll

Interi ka zhvilluar këtë të premte ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatiture para nisjes së sezonit të ri, ku ka fituar 10-0 ndaj Pergolettese, ekip që militon në Serie C në futbollin italian.

Kapiteni Lautaro tregoi se ishte në një formë të mirë edhe pse vinte pas pushimeve teksa realizoi 4 gola, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Correa, Bastoni, Calhanoglu, Dumfries, Esposito e Mkhitaryan.

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar, i cili pritet të ketë më shumë minuta këtë sezon me bluzën zikaltër për shkak të largimit të Gagliardinit e Brozovic, u aktivizua në pjesën e dytë dhe nga këmbët e tij nisën edhe dy gola në këtë miqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos