Interi fiton bindshëm ndaj Lecces, Lukaku nis me gol aventurën zikaltër

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 22:50 | Futboll
Interi fiton bindshëm ndaj Lecces, Lukaku nis me gol aventurën

Interi fitoi bindshëm ndeshjen e parë të Serisë A për këtë sezon.

Skuadra e Antonio Contes mposhti 4-0 Leccen, me gola të Brozovic, Sensi, Lukaku dhe Candreva.

Goli i parë dhe goli i fundit ishin spektakolarë, pasi Brozovic dhe Candreva shënuan nga jashtë zone, duke e dërguar topin aty ku nuk mund të arrinte portieri Gabriel.

Por, më shumë tifozët interistë brohoritën për golin e thjeshtë të Lukakut, duke treguar se mezi po e prisnin një zëvendësues për Icardin. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=2nV40hnuuco

A2 CNN Livestream

Latest Videos