
Interi fiton derbin e dytë brenda një muaji, pasi fitoi bindshëm në Superkupën Italiane.
Kësaj radhe zikaltërve i mjaftoi goli në minutën e 34-të të Lautaro Martinez për të marrë tre pike që konsolidojnë vendin e dytë pas Napolit, që këtë sezon duket sikur po luan një kampionat më vete.
Ndeshja u zhvillua në një ekuilibër të përgjithshëm midis dy ekipeve, me Interin më kërkuese në sulm por pa rrezikuar së tepërmi portën e Tatarisanu.
Trajneri Inzaghi nuk i dha hapësirë kësaj radhe shqiptarit Asllani, ndërkohë që Lukaku duket i rikthyer në një formë të pranueshme.
Për Milanin, viti i ri po tregohet gjithmonë e më i keq, me ”djajtë” e Stefano Pioli që ndodhen në vendin e gjashtë, edhe pse distancat nuk janë ende domethënëse. (A2 Televizion)