
Në ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të Europa League, rezultati që befasoi më tepër ishte ai në Francë, ku Rene fitoi 3-1 përballë Arsenalit.
“Topçinjtë” një mision të vështirë për ndeshjen e kthimit. Napoli dhe Chelsea hipotekuan kualifikimin, duke fituar 3-0 përballë Salsburgut dhe Dynamo Kyiv.
Sukses me aromë kualifikimi ai i Villarreal në fushën e Zenitit, ndërsa Interi barazoi pa gola në transfertën me Frankfurt. Zikaltrit shpërdoruan shansin për të fituar, pasi Brozoviç humbi një penallti në pjesën e parë të lojës.
Tjetër lajm jo i mirë për zikaltërit, është edhe skualifikimi i Lautaro Martinez. Ylli argjentinas nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit, duke bërë që situata në sulm të jetë alarmante dhe të shpresohet në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së kapitenit, Mauro Icardi. (A2 Televizion)