
Interi ka arritur të marrë 3 pikë të tjerë tejet të vlefshme në garën për titull këtë sezon në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Conte fitoi 1-2 në transfertë ndaj Torino-s.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa Lukaku zhbllokoi rezultatin në minutën e 62-të, duke kthyer në gol një 11-metërsh. Torino reagoi shpejt dhe vetëm 8 minuta më pas, Sanabria barazoi rezultatin. Interi u hodh i gjithi në sulm në kërkim të golit të fitores, të cilin e gjeti në minutën e 85 me Martines.
Ndërkohë, Roma bëri një hap të gabuar në garën për një vend në Champions League, duke u mundur 2-0 nga Parma.
Pas këtyre ndeshjeve, Interi shkon në kuotën e 65 pikëve, 9 më shumë se Milani i vendit të dytë, i cili do të presë në mbrëmje Napolin. (A2 Televizion)