Interi mbetet skuadër e “çmendur”, përmbys Milanin në derbin-spektakël

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 22:58 | Futboll
Interi mbetet skuadër e “çmendur”, përmbys Milanin

Një “skenar” më të çmendur nuk mund ta kishte përfytyruar as regjisori më guximtar.

Derby që i dhuron Interit kreun e Serie A së bashku me Juventusin, vjen pas një ndeshje të jashtëzakonshme, që kujton kohën kur zikaltrit quheshin nga tifozët e saj “Pazza Inter”.

Djemtë e Antonio Contes, në fillim të favorizuar në parashikimet ndaj Milanit, u gjenden në pjesën e parë poshtë me dy gola, falë goditjeve të Rebic dhe “ish-it” Ibrahimovic, të ndihmuar edhe nga një gabim të portierit Padelli, që zëvendësonte Handanovic.

Pjesa e dyte flet vetëm për zikaltrit, që bëjnë mrekullinë duke shënuar fillimisht me një goditje spektakolare të kroatit Brozovic, dhe pak minuta më pas me Vecinon.

San Siro interiste shpërthen në minutën 70 falë goditjes me kokë të De Vrij, por drithërimat mbeten deri në golin e Lukakut në minutat shtesë, për rezultatin 4-2 final.

Interi ngjitet me fitoren e sotme në kuotën e 54 pikëve, si rivalët e Juventusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos