
Ishte sfida më e pritur e Bundesligës, por Bayern dhe Lajpzigu vendosën të mos thyejnë ekuilibrat, duke përfunduar pa gola sfidën.
Bavarezët kanë kontrolluar lojën duke krijuar disa raste shënimi, edhe pse rastin më të pabesueshëm e shpërdorojnë miqtë në të 62-ën.
Me këtë barazim, lufta për fitore në Bundesliga mbetet shumë e paqartë, ndërkohë që Bayern kryeson me 43 pikë, një më shumë se Lajpzigu dhe tre më shumë se dy “Borussiat”, Dortmundi dhe Monchengladbach. (A2 Televizion)