Strakosha pret, Lazio “fluturon”, vetëm një pikë nga Juventusi

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 20:12 | Futboll
Strakosha pret, Lazio “fluturon”, vetëm një pikë nga

Lazio fiton në Parma dhe tashmë sheh shumë afër kreun e Serie A në Itali.  Bardhebluve i mjafton një gol i sulmuesit Caicedo në fundin e pjesës së parë për të marrë një trepikësh të artë, në fushën e një ekipi në formë si Parma.

Pjesën e dytë Parma pati raste të shumta për të barazuar, duke gjetur një Thomas Strakosha në formë.

Lazio me fitoren e sotme ngjitet në kuotën e 53 pikëve, në vend të dytë dhe vetëm një pikë më pak se Juventusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos