Real Madrid triumfon 1-4 jashtë Bernabeut pas një ndeshje që për një pjesë të mirë i ka mbajtur në ankth tifozët e “Los Blancos”.
Kundër Osasunës që ndodhet në mesin e klasifikimit, kreu i klasifikimit shkoi në dizavantazh në fillim të ndeshjes (14’), por më pas filluan të përmbysnin gjithçka me Isco dhe kapitenin Sergio Ramos, në harkun e 6 minutave.
Gjithsesi, ndeshja mbeti në ekuilibër deri në golin e tretë çlirues të Lukas në të 84-ën, i pasur në sekondat e fundit nga ai i Jovic, rezultat i një aksioni të bukur , për rezultatin 1-4 final.
Reali vijon të komandojë la Liga me 52 pikë, për momentin 6 më shumë se Barca. (A2 Televizion)
