
Nëse ndaj Napolit ishte Martinez që vendosi ndeshjen, ndaj Empolit në transfertë Interit ia siguroi 3 pikët Keita Balde.
Ziklatrit, edhe pse me vetëm një gol të shënuar, arritën të merrnin nga kjo ndeshje 3 pikët që tashmë e çojnë në vetëm 2 pikë diferencën ndaj Napolit të vendit të dytë.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Serie A, bie në sy fitorja 0-2 e Romës në fushën e Parmës, ndërsa Lazio “ngeci” në një barazim 1-1 me Torinon në “Olimpico”.
Etrit Berisha pësoi dy gola në ndeshjen Sassuolo-Atalanta, por skuadra e tij shënoi 6 herë në portën e vendasve, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-6. (A2 Televizion)