
Ndeshja Inter-Napoli nuk solli trazira vetëm jashtë stadiumit. Pas tragjedisë ku një tifoz mbeti i vrarë nga përplasja mes huliganëve, një tjetër episode aspak i hijshëm ndodhi edhe brenda në fushën e blertë atje mbrojtësi i Napolit Koulibaly ishte shënjestra e tifozëve të Interit, të cilët nuk i kursyen koret raciste për asnjë çast.
Pikërisht në minutën e 80-të senegalezi u tradhtua nga nervat dhe u ndëshkua me të kuq, në një kohë kur klubi napolitan kishte kërkuar të tërhiqej disa herë vëmendja e tifozëve zikaltër. Koulibaly foli menjëherë në përfundim të ndeshjes, duke rrëfyer momentet e vështira dhe njëkohësisht mbrojti me krenari ngjyrën e tij.
Një ditë më vonë, të gjitha rrjetet sociale u pushtuan nga postimet e klubeve dhe lojtarëve të Koulibaly të cilët kanë përkrahur kolegun e tyre në këtë situatë të vështirë.
Nga Ronaldo tek Salah, së bashku me Mertens, Icardi e të tjerë futbollistë me ngjyrë si Balotelli apo Kevin Price Boateng, të gjithë një zëri i kanë thënë stop racizmit.
Thirrjet e papranueshme i kanë kushtuar klubit të Interit dy ndeshjet e radhës me dyer të mbyllura. (A2 Televizion)