
Edhe pse është ngjitur vetëm këtë vit në Serie A, Verona i ka bërë një nisje mjaft të mirë sezonit dhe një meritë të madhe për këtë ka dyshja e mbrojtjes me Rrahmanin dhe Kumbullën.
Shumë ekipe kanë shfaqur interes për dy futbollistët, për të cilët është future në garë së fundmi edhe Interi, të paktën sipas fcinterneës.it.
Në orët e fundit ka patur një takim në zyrat e Interit mes presidentit të Veronës Maurizio Setti dhe drejtuesve zikaltër dhe në tavolinë kanë qenë tre emra, Sofyan Amrabat, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.
Profili më i preferuar për Interin është ai i mesfushorit maroken, për të cilin interesohet edhe Napoli. Megjithatë, Beppe Marotta po monitoron nga afër edhe situatën e dy mbrojtësve shqiptarë, për të cilët do ta bëjë një tentativë në verën e ardhshme. (A2 Televizion)