
Derbi i së premtes me Partizanit dhe Tiranës do të mbahet mend gjatë pasi do të do të jetë ndeshja e parë e Kategorisë Superiore që do të luhet në stadiumin e ri Kombëtar.
Po ashtu, kjo ndeshje pritet të vendos rekord edhe për numrin e tifozëve për futbollin shqiptar. Klubi i Partizanit njofton se 24 orë para nisjes së takimit janë shitur 17 mijë e 500 bileta.
Tashmë kanë mbetur edhe 5 mijë bileta për ta mbushur plotë stadiumin me 22 mijë e 500 vende.
“Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00. 17.500bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme. Ju kujtojmë që biletat do të mund ti siguroni edhe përgjatë ditës së nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma””, thuhet në njoftimin e Partizanit. (A2 Televizion)