“Duhet t’i marr leje babit”, talenti i ri i Realit jep përgjigjen që është bërë virale

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 14:12 | Futboll
“Duhet t’i marr leje babit”, talenti i ri i Realit jep

Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius Jr. shënoi mbrëmjen e së mërkurës golin e tij të parë në Champions League, në fitoren 3-1 të ekipit spanjoll ndaj Club Brugge.

Pas ndeshjes, kur u pyet nëse do ta festonte këtë gol duke bërë ndonjë tatuazh, 19-vjeçari dha një përgjigje që është bërë virale.

“Duhet t’i marr leje babit për tatuazhin”, tha braziliani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos