Sadiku shënon në debutimin e tij me Malagën

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 17:23 | Futboll

Armando Sadiku ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë me Malagën.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar me goditje dënimi, duke kaluar në avantazh ekipin e tij në transfertën ndaj Mirandes.

Sadiku u huazua nga Levante te Malaga pa të drejtë blerjeje. Te bardhekaltërit që luajnë në kategorinë e dytë spanjolle, Sadiku është shok skuadre me Keidi Baren.

Ndeshja Mirandes-Malaga përfundoi në barazim 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos