
Zyrtarë amerikanë të sigurisë bëjnë me dije se Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me dronë ushtarakë, për t’i përdorur gjatë ofensivës së saj në Ukrainë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se informacionet e siguruara nga SHBA-ja sugjerojnë se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.
Dronët kanë luajtur një rol integral në luftë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë. Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës.
Të dyja palët po i përdorin ato për të dalluar pozicionet e armikut dhe më pas për të ndihmuar në drejtimin dhe korrigjimin e zjarrit të artilerisë në një objektiv.
Sullivan shtoi gjithashtu vuri re se dronët iranianë ishin përdorur më parë nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite.
Komentet e tij erdhën përpara vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në Izrael dhe Arabinë Saudite këtë javë. Asnjë prej vendeve nuk i është bashkuar deri më tani sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë. (A2 Televizion)