Irani merr masën më ekstreme kundër koronavirusit, liron 54 mijë të dënuar

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 18:20 | Bota
Irani merr masën më ekstreme kundër koronavirusit, liron 54

Autoritetet në Iran kanë marrë masa të forta në ditët e fundit për të luftuar përhapjen e koronavirusit dhe një prej tyre ishte dhe lirimi përkohësisht i 54 mijë të dënuarve nga burgjet e mbipopulluara që ka vendi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Gholamhossein Esmaili bëri me dije se të dënuarit që u lanë të lirë rezultuan negativë në testin për Covid-19 dhe paguan një garanci. Mes të liruarve nuk janë ata të burgosur që janë dënuar më shumë se 5 vjet.

Në Iran, aktualisht kanë humbur jetën 77 persona si pasojë e koronavirusit të ri, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur 2336. Mes të prekurve është raportuar se ka pasur dhe zyrtarë të lartë të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos