Irlanda zgjedh kryeministrin e ri, rivalët e Luftës Civile në një koalicion

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 19:34 | Bota
Irlanda zgjedh kryeministrin e ri, rivalët e Luftës Civile në

Parlamenti irlandez u mblodh të shtunën dhe zgjodhi Micheal Martin si kryeministrin e ri të vendit.

59-vjeçari i lindur në Cork ka qenë drejtuesi i partisë "Fianna Fáil" që nga viti 2011.Ai do të drejtojë një koalicion tre palësh të përbërë nga "Fianna Fáil",  "Fineael" dhe Partia e Gjelbër.

Kjo është hera e parë në histori që rivalët e  Luftës Civile "Fianna Fáil" dhe "Fineael" qeverisin së bashku.

Martin do të udhëheqë vendin deri në dhjetor të vitit 2022 përpara se t'i dorëzojë mandatin Leo Varadkar.

Në fjalimin e marrjes së detyrës Martin tha se zgjedhja e tij kryeministër ishte "një nga nderimet më të mëdha që mund të marrë dikush". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos