
Isa Mustafa do të jetë në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe për katër vite.
Zyrtarizimi erdhi në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të kësaj partie, ku Mustafa mori besimin e shumicës së delegatëve. Kundër tij garonte Fatmir Sejdiu.
Pavarësisht se disa anëtarë u larguan nga salla në shenjë pakënaqësie, kryetari i LDK-së tha se procesi ishte krejtësisht demokratik.
Mustafa foli edhe për situatën aktuale në skenën politike të Kosovës dhe konfirmoi qëndrimin për shpërndarjen e Parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve.
Ai u shpreh me bindje se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. (A2 Televizion)