Rama fton demokratët në PS: Opozita më mizerabël që nga viti 1991

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 16:23 | Politikë
Rama fton demokratët në PS: Opozita më mizerabël që nga

Kryeministri, Edi Rama, ka ftuar sot qytetarët që të aplikojnë në platformën e PS, për t’u bërë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste për të qenë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e ka cilësuar opozitën më të keqe që nga viti 1991, dhe ka ftuar demokratët që të bëhen pjesë e PS-së.

“Nuk na sfidojnë dot, rreziku ynë më i madh, boshllëku që ata kanë lënë një opozitë mizerabël, një opozitë si kjo e sotmja, nuk e ka pasur Shqipëria që nga viti ‘91 edhe në aspektin e e programit, ideve, lidhjes me realitetin. Sot është një opozitë e pandershme që nuk ka lidhje mes zërit, figurës, qëllimit e prapamendimit”.

Ndërsa fton demokratët që të bëhen pjesë e PD-së, Rama theksoi se procesi i PS-së është transparent, ndryshe nga ai i PD-së që ishte një truk.

“Ftesa jonë është e hapur për të gjithë, nuk themi vetëm anëtarët mund të kandidojnë dhe të shprehin interesin, gjithkush mundet. Edhe demokratë në zemër, mendje demokratë që mund të kenë qenë me PD për vite të tëra dhe kanë arsye që ta shohin veten pranë nesh, janë të mirëpritur.

Kjo nuk është një lojë si ajo që bëri PD, sikur t'i vësh këshilltarë që t'i tregojnë rrugën drejt humnerës, nuk e arrijnë dot ta bëjnë aq shpejt e me efikasitet një parti të tërë që të shkojë drejt humnerës, përzgjedhin anëtarësinë për t’i vënë vizë njerëzve që nuk do, është mungesë kurajoje ndershmërie dhe mbi të gjitha truk. Është fyerje e inteligjencës më mesatare.

Procesi ynë është krejt ndryshe, i drejpërdrejtë, nuk është për t’u tallur e kacafytyr me vota anonime, por është një ftesë e hapur që në momentin kur do të jenë kandidatët në mënyrë transparente ne do të bëjmë një proces gare, ku ajo që do të jetë kryesore, do të jetë që çdokush të ndihet mirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos