Rama nga Elbasani: Çfarë kërkon më shumë Meta nga Shqipëria? As të vdekurit nuk po i lë rehat

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 16:08 | Politikë
Rama nga Elbasani: Çfarë kërkon më shumë Meta nga

Nga Elbasani, kryeministri, Edi Rama, ka shigjetuar sërish presidentin Ilir Meta, dhe tha se Shqipëria i ka dhënë shumë atij, pasi ka marrë tri postet më të rëndësishme në vend, pa u bërë 50 vjeç.

“Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot, a mund të ma thotë njeri, çfarë duhet akoma që Shqipëria t'i japë Ilir Metës?

Që kur ka lindur shteti asnjë figurë politike s’ka marrë nga Shqipëria sa ka marrë Ilir Meta nga pikëpamja e privilegjeve më të larta.

S’ka privilegj më të lartë se të jesh kryeministër, kryetar parlamenti e president dhe le më të jesh të treja pa u bërë 50 vjeç!

Të gjitha këto Shqipëria ia ka dhënë Ilir Metës! E çfarë do tani, që nuk lë as të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo.”

Ai ka ironizuar kreun e shtetit se vjen vërdallë varreve për të dekoruar heronjtë, për t’i bërë mjeshtra pune e mjeshtra arti e zanatesh.

“Çfarë kërkon, Ilir Meta, tani që ka marrë trastën e vjen vërdallë varreve për të dekoruar heronjtë, për t’i bërë mjeshtra pune e mjeshtra arti e zanatesh.

E bëj këtë pyetje jo për Ilir Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mosndaljes në të parit dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë, dhe shqiptarëve si mish për top.

E njëjta gjë vlen për PD, si mundet PD sot të thotë unë jam gati të vij të qeveris kur nuk ka reflektuar asgjë, kur janë të njëjtët njerëz e të njëjtat ide, me ndryshimin që në vend të liderit është një zëvendësues”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos