
Eneo Bitri eliminon grekët e Arisit nga Conference League. Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet tek Astana shënoi golin e kualifikimit, në minutën e 121-të të kohës shtesë, me ndeshjen që u mbyll me fitoren 2-1 të vendasve.
Ish-lojtari i Partizanit devijoi saktë me kokë topin, duke evituar që fituesi i duelit të përcaktohej nga penalltitë.
Në këtë mënyrë, kazakët e Astanas festojnë dhe tashmë do të luajnë me finlandezët e Kups në turin e tretë. (A2 Televizion)