
Drita e Gjilanit u mund 3-2 në një ndeshje emocionuese të Conference League ku për pak sa nuk shkaktoi një nga surprizat më të mëdha në përballjet europiane të viteve të fundit. Kosovarët kishin lënë mbresa tek gjigantët holandezë edhe në ndeshjen e parë, ku i kishin bllokuar në barazimin pa gola.
Por në stadiumin De Kuip surprizat ishin edhe më të mëdha. Holandezët e fillojnë mirë me golin e Guus Til, që do të jetë protagonist i ndeshjes, por djemtë nga Gjilani nuk i druhet atyre të drejtuar nga i mirënjohuri Advokaat, dhe në vetëm 4 minuta fillimisht barazojnë me Simonovskin me një aksion model, dhe më pas kalojnë në avantazhin e pabesueshëm me Fazliun, pas një gabimi trashanik në mbrojtje.
Pjesa e parë mbetet me rezultatin që kualifikon kosovarët, që deri në minutën 68 mbajtën kualifikimin në lojë. Por barazimi i Til në minutën e 68 i preu krahët Dritës, që ende mund të shpresonte në kohën shtesë. Fuqitë ishin në minimum, dhe eksperienca e Feyenoord u tregua në minutat e fundit, me tripletën personale të Til që kualifikon holandezët. (A2 Televizion)