Partizani i jep lamtumirën Evropës me tjetër humbje

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 22:04 | Futboll

Partizani pësoi një tjetër humbje ndaj Basel, duke i dhënë kështu lamtumirën aventurës evropiane për këtë sezon.

Të kuqtë u mposhtën 2-0 në Elbasan Arena nga ekipi zvicerian, që nuk e diskutoi për asnjë moment kualifikimin.

Në minutën e 37, kapiteni Stocker kaloi në avantazh Baselin, ndërsa në minutën e 50, Arthur shënoi edhe golin e dytë për miqtë.

Partizani e kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 3-0. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos