Ish-sulmuesi i Partizanit në pranga pas fletë-arrestit ndërkombëtar

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 17:08 | Futboll
Ish-sulmuesi i Partizanit në pranga pas fletë-arrestit

Një lajm i bujshëm vjen nga Gjilani, aty ku një fytyrë e njohur e kampionateve të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe në përgjithësi të futbollit ballkanas. është arrestuar sot pas një fletë-arresti ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për sulmuesin nigerian Teophilus Solomon, bomberin e Gjilanit që ka patur një të kaluar pozitive me Partizanin e Tiranës, ekip me të cilin ka shënuar 12 gola në 48 ndeshje.  

Futbollisti 27-vjeçar ka rënë në pranga pas urdhrit që vjen nga këreksa e drejtësisë shqiptare, për një episod të tre viteve më parë, ku ai akuzohet se ka dhunuar ish-të dashurën, e cila është nënshtetase shqiptare.

Për të njëjtën akuzë, Solomon ishte arrestuar edhe në Shqipëri, por më pas ishte lënë i lirë .

Solomon është rritur si futbollist në Kroaci, ku ka qenë pjesë e disa ekipeve si Iskra dhe Zadari, për të kaluar pa shumë sukses në ekipe me emër si Partizani i Beogradit, Ujpesti dhe Omonia e Nikozia, para se të transferohej tek Partizani shqiptar, ku pati edhe pjesën më interesante të karrierës. Me Gjilanin, deri më tani në 18 ndeshje kishte shënuar 6 gola.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos