Skandal në Kosovë, skuadra e Llapit dyshohet se ka trukuar 4 ndeshje

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 15:36 | Futboll
Skandal në Kosovë, skuadra e Llapit dyshohet se ka trukuar 4 ndeshje

Skuadra e Llapit dyshohet se ka trukuar ndeshjet në Superligën e Kosovës.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga Franca, teksa “Le Parisien” raporton se ekipi i Podujevës është nën hetim për 4 ndeshje dhe siç bëhet me dije janë arrestuar deri më tani 9 persona.

Bastet janë luajtur në Francë, e në Kosovë dhe dyshohet se përfitimet kanë qenë më shume se 360 mijë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos