Vendi i fundit “godet” ëndrrat e Milan për titull

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 22:47 | Futboll
Vendi i fundit “godet” ëndrrat e Milan për titull

Salernitana e vendit të fundit i ka dhënë një goditje shumë të rëndë ëndrrave të ekipit të Milanit për t’u kurorëzuar kampion në këtë sezon të Seria A, duke i rrëmbyer një barazim në shifrat 2-2.

Ndryshimi i pronësisë dhe afrimi i disa lojtarëve këtë janar ka bërë që Salernitana të luajë çdo ndeshje me grintë për të shpëtuar nga fundit i renditjes dhe këtë e tregoi dhe ndaj ndeshjes ndaj Milanit.  

Messias kaloi kuqezinjtë në avantazh që në minutat e para të takimit. Vendasit realizuan një gol shumë të bukur me Bonnazolin ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Ndonëse me diferenca të mëdha në kualitet, Salernitana provoi dhe në minutën e 72 dyfishuan rezultatin me Djuriç. Presioni u rrit më shumë te vendasit të cilët euforia i goditi 5 minuta më vonë me golin e Rebic. Minutat e mbetura ishin tepër të zjarrta, por rrjetat mbetën të paprekura.

Me këtë rezultat Milani vijon të udhëheqë Serie A me 2 pikë i shkëputur nga rivalët e Inter që kanë ende dy ndeshje për të luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos