Ish trajneri De Biasi solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 17:54 | Aktualitet
Ish trajneri De Biasi solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në

Ish presidenti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi është solidarizuar në këto momente të vështira që po kalon Shqipëria si pasojë e tërmetit që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, trajneri italian shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kërkoi sa më shumë përpjekje që vendi të kthehet në normalitet sa më shpejt.

“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forconi Shqipërinë”, shkruan trajneri De Biasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos