Presidenti Thaçi shpall të mërkurën Ditë Zie

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 17:17 | Aktualitet
Presidenti Thaçi shpall të mërkurën Ditë Zie

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditën e nesërme 27 nëntor si Ditë Zie në nder të personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, shkruhet në vendimin e presidentit Thaçi.

Me shpalljen Ditë Zie, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos